Qëllohet me armë 37-vjeçari

Foto ilustruese

Qëllohet me armë 37-vjeçari

20:48 10/09/2019

Një person është qëlluar me armë zjarri dhe mbetur i plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë pranë katedrales së qytetit.

Nga informacionet paraprake mësohet se i plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është 37 vjeç me iniciale A.K.

Burimet i thanë tvklan.al se autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive banale.

Informacioni paraprak i Policisë Lezhë:

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri. Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij. Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT