Një 26-vjeçar i quajtur Enea Keqa ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Sipas burimeve paraprake të

tvklan.al

, ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit në një kryqëzim rrugor.

Personi që është qëlluar me armë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve spitalore, i plagosuri është qëlluar në këmbë.

Shkaqet janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Sa u përket autorëve, nuk ka asnjë informacion. Nuk dihet nëse ngjarja është atentat i dështuar apo ndonjë konflikt i çastit. Grupi hetimor do të mbledhë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, të cilat mund të kenë filmuar ngjarjen.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. 

/tvklan.al