Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri pranë pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. I plagosuri është qëlluar në këmbë. Sipas informacioneve paraprake, ai është 18-vjeçari B.Brahimaj.

Kurse autori është identifikuar nga uniformat blu dhe është shpallur në kërkim. Shkaqet e plagosjes me armë janë të paqarta. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet.

Informacioni paraprak i Policisë së Vlorës:

Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagusur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi B.B, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekie të tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. 

/tvklan.al