Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Napoli të Italisë. Sipas mediave vendase, ai është një 32-vjeçar me kombësi shqiptare, por me pasaportë angleze. 32-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tij nuk bëhet publik, por raportohet se është person pa precedent penal.

Shqiptari ishte ulur në banakun e një lokali, kur u qëllua dy herë me armë nga një person i panjohur. Ky i fundit, hyri me qetësi në lokal dhe shkoi drejt vendit ku po qëndronte 32-vjeçari, nxorri pistoletën dhe e qëlloi dy herë.

Policia italiane që shkoi në vendngjarje, nisi menjëherë mbledhjen e provave dhe pyetjen e dëshmitarëve. Dyshohet që konflikti të ketë nisur për shkaqe banale. Megjithatë, nuk përjashtohet asnjë pistë tjetër, teksa hetimet janë duke vazhduar. Autori i plagosjes vijon të jetë në arrati. /tvklan.al