Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Mark Lula”. I plagosuri është me iniciale V.Sh., thotë policia, i cili ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar. Ata janë dy vëllezër me iniciale A. M. dhe L. M. Shkaqet e konfliktit janë të paqarta. /tvklan.al