Një i ri ka humbur jetën pasi është qëlluar me mjet prerës,( thikë) mbrëmjes e së dielës, në njësinë administrative Arras. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Peshkopisë 25-vjeçari me inicialet I. Zogu.

“I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Peshkopisë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat Policore Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli, dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.

/tvklan.al