Një i burgosur shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me thikë brenda burgut të Koridhalos. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u sulmua me një thikë të improvizuar nga të burgosurit e tjerë.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Shqiptari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pasi një sherri mes tij dhe disa të burgosurve të tjerë.

Raste të tilla nuk burgun famëkeq të Koridhalos janë të shpeshta. Pak muaj më parë, në këtë burg u vra shqiptari Arbër Bako.

/tvklan.al