Një person është qëlluar për vdekje mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në qendër të qytetit. Viktimë nga ky atentat ka mbetur 50-vjeçari Ravik Gurra, me profesion avokat. Gurra ishte një prej avokatëve të çështjes “Shullazi”, ashtu sikurse edhe i fisit Çapja në Elbasan.

Burime për

tvklan.al

thonë se Gurra ishte i ulur në tavolinë me dy persona të tjerë, kur u qëllua për vdekje me pistoletë. Më pas autori i dyshuar u largua me një makinë.

Pak pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 19:35, autoritetet policore gjetën të djegur në dalje të Elbasanit një automjet Benz, që dyshohet se u përdor nga autori.

“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. 

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. 

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”,

thotë policia në një informacion për mediat

.

Pas ngjarjes autoritetet kanë shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, në lidhje me vrasjen e avokatit./tvklan.al