Një konflikt pronësie është bërë shkak për një plagosje me armë këtë të premte në Kavajë. Ishte ora rreth 05:15 e mëngjesit, kur 26-vjeçari me iniciale S.T shkoi në furrën e një 60-vjeçarit me iniciale E.K dhe e qëlloi këtë të fundit me armë gjahu.

60-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë efektivët e policisë në Kavajë arritën të identifikonin dhe të kapnin autorin e plagosjes. 26-vjeçari përballet tashmë me akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë./tvklan.al