Është vënë në pranga 45-vjeçari nga Vlora, Dritan Xhelita, i shpallur në kërkim pas plagosjes së një efektivi policie.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë belge kanë bërë të mundur arrestimin e Xhelitës, i cili në vitin 2016, është dënuar me 14 vite burgim, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë Pirro Ymeri, në vitin 1998.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas. /tvklan.al