Policia ka vënë në pranga një person, i cili rezulton i implikuar në plagosjen me armë të Tonin Larushkut në Shkodër ditën e djeshme. Pas hetimeve është ndaluar 36-vjeçari Z.L.

Mësohet se 36-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të mjetit të parkuar të autorit të asaj ngjarjeje, Luverdo Kola.

Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtë nga një saçme B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që 36-vjeçari e kishte me lejen përkatëse. Ndërkohë vijon puna për kapjen e Kolës./tvklan.al