Një konflikt mes dy persona ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Policia e Lezhës në një njoftim për mediat sqaron se sherri ka ndodhur në fshatin Shënkoll, ku është konfliktuar 60-vjeçari P.T. me një 33-vjeçar të identifikuar si F.N..

Mësohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit dhe më pas është larguar me mjetin e tij.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim e 33-vjeçarit.

Policia sqaron se 33-vjeçari banon në Fushë Kuqe në Kurbin dhe po punohet për kapjen e tij./tvklan.al