Një 20-vjeçar me iniciale E.S. është ndaluar nga Policia e Tiranës për një ngjarje të ndodhur në fshatin Maknor të Pezës më 15 Nëntor, kur i riu qëlloi me armë makinën e xhaxhait të tij.

Mes tij dhe xhaxhait pati një konflikt për motive pronësie. Pas sherrit verbal mes të dyve, 20-vjeçari mori armën dhe qëlloi në drejtim të automjetit të xhaxhait.

Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. 20-vjeçari me iniciale E.S. akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje, shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike./tvklan.al