Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen e ish-drejtorit të Ujësjellësit të qytetit të Ersekës, Orest Malushi. Ndaj tij rëndojnë disa akuza si: “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje…”. Gjatë kohës së hetimit ai ndodhej në burg.

Në 26 shkurt sipas prokurorisë ai ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar në drejtim të 52 – vjeçarit, Zylyftar Byreku,  pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Po ashtu, Prokuroria e Korçës akuzon edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasin Jeton Hida. Ky i fundit ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambientit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj.

Pjesë e listës së hetimit janë edhe Robert Hamzai, shef i agjencisë së OSHEE në Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik;  Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha. Ata akuzohen për deklarim të rremë. /

tvklan.al