Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.6 të Policisë së Tiranës.

Ronaldo Gurabardhi akuzohet se më datë 20 Mars ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së Artur Korteshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Ndërsa Policia e Tiranës i ka referuar materialet për 27-vjeçarin Gurabardhi për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike. /tvklan.al