Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim të dyshuarin për ngjarjen e ndodhur sot në mesditë.

Në një njoftim për mediat, autoritetet njoftojnë se “rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas  goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt  automjetit”.

Më tej njoftohet se nga të shtënat nuk ka patuar të lënduar dhe paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur  për konflikte të tyre të mëparshme.

Deri tani Policia ka bërë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z. dhe po punohet për kapjen e tij./tvklan.al