Policia e Korçës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes disa personave. Autoritetet sqarojnë se  në fshatin Moravë, disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin por njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe mund ta përdorte atë.

Pasi njoftimit për ngjarjen, efektivët kanë arritur që arrestojnë në flagrancë L. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë dhe K. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Këta persona janë konfliktuar për motive të dobëta me M. F. dhe dyshohet se K. L. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja.   

Po ashtu pas kontrolleve në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin K. L./tvklan.al