Gjykata e Kurbinit vendosi këtë të premte masën e sigurisë detyrim paraqitje për Vani Ricën, i cili 4 ditë më parë qëlloi me armë në mbledhjen e PD në Laç.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, pas një debati gjatë mbledhjes së Partisë Demokratike në Kurbin. Shkak u bë një konflikt mes nënkryetarit të PD, Kastriot Marku dhe kandidatit për primare të Kurbinit, Vani Rica.

Ishte pikërisht 53-vjeçari Rica i cili qëlloi me armë zjarri në korridoret e degës së PD në Laç. Ai u arrestua nga policia pak kohë pas ngjarjes./tvklan.al