Qëlloi me armë në mes të rrugës, vihet në pranga shqiptari


Qëlloi me armë në mes të rrugës, vihet në pranga shqiptari

21:22 03/07/2020

Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Mediat shkruajnë se personi i arrestuar është Vullnet Daci, 32 vjeç.

Ai u ndalua nga autoritetet për shkak se më 27 Qershor ka qëlluar me armë pas një sherri në rrugë. Ngjarja ndodhi në Fasano pranë një lokali të mbushur plot me njerëz.

Fatmirësisht  dy plumbat që dolën nga pistoleta e Dacit nuk lënduan asnjë person, por thjesht shkaktuan dëme materiale.

Por përveç kësaj, ndaj shqiptarit kishte edhe një urdhër ndalimi nga Gjykata e Barit. Kjo si pasojë e një operacioni ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Italisë të quajtur “Kulmi”, ku në pranga u vunë 37 persona. Ai akuzohet si pjesë e një trafiku ndërkombëtar droge. /tvklan.al






Të ngjashme