Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38- vjeçar banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi mesditën e sotme ka qëlluar me armë zjarri një person.

Mësohet se autori i ngjarjes me inicialet L. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. Rr., i cili ka qenë duke punuar në autolavazhin e tij.

Policia njofton se 38- vjeçari e ka hedhur në lumin Bunë armë që ka përdorur dhe po vijon punën për gjetjen e saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al