Policia ka arrestuar një 35-vjeçar të akuzuar për plagosjen e 60-vjeçarit me iniciale A.Gj., ngjarje e ndodhur në fshatin Baz të Burrelit.

Sipas policisë, i arrestuari me iniciale F.Gj. qëlloi me çifte 60-vjeçarin duke e lënë të plagosur. Ky i fundit u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes autorit të dyshuar të 60-vjeçarit të plagosur. Grupi hetimor është duke vazhduar punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /tvklan.al