Ergest Zhupani u kap nga policia pak orë pasi qëlloi me thikë në këtë lokal 40 vjeçarin Arenc Liço. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së premtes në rrugën “Shemsie Haka”.

Viktima ka qënë në një tavolinë me autorin e krimit. Dyshohet se 28-vjeçari ka qënë nën efektin e alkolit ku ka goditur mikun e tij. Arenc Liço u dërgua në spital me urgjencë, por si shkak i plagëve të marra ndërroi jetë.

Pas krimit Zhupani u larguar nga vendi i ngjarjes duke u përfituar edhe nga errësira. Ai prangos mwngjesin e të shtunës nga forcat e komisariatit Numër 1dhe mbi të është ngitur akuza e vrasjes.

Dyshimet janë se Zhupani dhe Liço u konfliktuan për motive të dobëta. Megjithatë policia ka marrë në pyetje disa persona, përfshi dhe dëshminë e autorit për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e krimit.

Tv Klan