Qëlloi me thikë të fejuarin e motrës, pranga shqiptarit

Posta

Qëlloi me thikë të fejuarin e motrës, pranga shqiptarit

11:00 17/09/2019

Një grindje familjare u shndërrua në konflikt fizik. Dy shqiptarë në Itali, kunetër mes tyre, debatuan për motive të panjohura.

Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme në banesën ku ata po qëndronin dhe më pas debati degjeneroi në përplasje fizike. Njëri prej tyre nxorri thikën dhe goditi të fejuarin e motrës së tij.

Ky i fundit mbeti i plagosur nga dy goditje thike. Njëra ishte e lehtë pasi ishte dëmtuar në brryl. Goditja e dytë ishte më e rëndë duke i shkaktuar dëmtime në mushkëri.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Ndërsa autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia. Shqiptari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi