Endri Hasa, deputeti i Partisë Demokratike do të paditet penalisht për goditjen me vezë që bëri ndaj Kryeministrit Edi Rama. Paralajmërimi është bërë nga Taulant Balla në Parlament sapo nisi seanca plenare pasditen e sotme.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se ndaj deputetit Hasa do të depozitojnë kallëzim penal.

“Do të depozitojmë kallëzim penal që është për shpërdorim detyre, qoftë për goditje për shkak të detyrës”

, u shpreh Taulant Balla.

Deputeti socialist kërkoi nga Partia Demokratike që të kërkojë ndjesë për veprimin e bërë nga deputeti i saj. Deputeti demokrat Endri Hasa qëlloi me vezë në Parlament Kryeministrin Edi Rama gjatë paradites të së enjtes. 

/tvklan.al