Një 49-vjeçar në fshatin Rraboshtë të Lezhës është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në ajër. Policia bën me dije se i arrestuari me iniciale A.P. ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka qëlluar me armë.

Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu sekuestruan 2 armë zjarri të llojit automatik model MP-40 dhe pushkë 63, si dhe 35 fishekë e një granatë dore ofensive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe  “Prishja e qetësisë publike”. /tvklan.al