Sherr mes të rinjve në Shkodër, 2 në pranga



Sherr mes të rinjve në Shkodër, 2 në pranga

19:00 12/02/2020

Një prej të arrestuarve qëlloi me armë

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mesditë ku pas një sherri mes disa të rinjve u dëgjuan edhe të shtëna me armë duke vënë në pranga 2 persona.

Blutë e Shkodrës arrestuan 26-vjeçarin Gledis Ustabeqiri dhe 32-vjeçarin Hygert Muçaj. Këta të fundit pasi kanë zbritur nga makina kanë debatuar me të riun Taulant Ahmeti për motive të dobëta.

Në këtë moment 26-vjeçari Ustabeqiri ka qëlluar me pistoletë, por në policia ka deklaruar se shkrepja ka qenë e paqëllimshme. Ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” të qytetit verior, duke vënë edhe në panik banorët e zonës.

Tv Klan



Të ngjashme