Autoritetet policore në Bulqizë janë vënë në kërkim të një personi i cili pasditen e kësaj të premteje hapi zjarr në ajër për shkaqe të panjohura. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në fshatin Gjoricë.

Një person që policia e identifikon vetëm me inicialet R. K., po lëvizte me makinën e tij kur nga dritarja e automjetit ka qëlluar në ajër me automatik. Personi në fjalë ndodhej përpara një banesë në pronësi të D.R. Ishte ky i fundit i cili me të dëgjuar të shtënat, njoftoi policinë.

Aktualisht autoritetet po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj./tvklan.al