Dy kushërinj janë zënë më njeri tjetrin për arsye pronësie. Në debat e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke qëlluar në drejtim të 21-vjeçarit me inicialet R. H, ku ka marrë plagë të lehta në kokë.

Policia e qytetit të Rrogozhinës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg – Rrogozhinë.

Hasa për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait dhe e ka qëlluar me thikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.

/tvklan.al