Qëlluan me armë drejt banesës, kapet pas 1 viti 33-vjeçari



Qëlluan me armë drejt banesës, kapet pas 1 viti 33-vjeçari

09:25 12/01/2021

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi prej 1 viti ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 8 Janar 2020.

Në pranga ra 33-vjeçari me iniciale A.K., i cili një vit më parë së bashku me vëllain e tij N.K. qëlluan me armë në drejtim të një banese.

33-vjeçari akuzohet për përkrahje të autorit dhe që ka ndihmuar vëllain e tij.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg në mungesë për 33-vjeçarin më 15 Janar 2020. Ndërkohë, vijojnë hetimet për arrestimin e vëllait. /tvklan.al






Të ngjashme