Një 35-vjeçar është arrestuar ndërsa një 50-vjeçar është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e së hënës qëlluan me armë drejt njëri-tjetrit pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, në Tiranë.

Policia tha se fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar dëmtime nga të shtënat.

Sipas forcave blu, në pranga ka përfunduar Laert Hita, i cili akuzohet për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosje”.

Ndërsa në kërkim është shpallur 50-vjeçari me iniciale A. P., i cili akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./tvklan.al