Edmond Vushmaqi, 27 – vjeç dhe Kristian Vushmaqi, 24 – vjeç, dy vëllezër me banim në Velipojë kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohen si autorë të një atentati me armë të ndodhur pak javë më parë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 26 Shtator në fshatin Mali Kolaj të Velipojës, ku dy vellezërit qëlluan me armë zjarri ndaj një furgoni pasagjerësh, brenda të cilit ndodhej 42 vjeçari K.M, i cili sipas policisë ishte objekt sulmi në këtë ngjarje. Ngjarja në fjalë ka ndodhur për motive të dobëta pasi më përpara kishin pasur konflikte me njëri tjetrin.

Vëllezërit u arrestuan në orët e para të mëngjesit në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe në banesën e një të afërmi të tyre

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake dhe armëve të gjahut”./tvklan.al