Rama: Prioritet familjet e pastreha në fshat pas tërmetit

Rama: Prioritet familjet e pastreha në fshat pas tërmetit

11:54 19/02/2020

Investimi inspektohet edhe nga Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi çelësin e shtëpisë së re familjes Myftari në Sauk të Tiranës, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 21 Shtatorit të vitit të kaluar. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i qeverisë tha se pas konferencës së donatorëve, prioritet kanë banorët që jetojnë në çadra në fshat.

“Të gjithëve kështu do i bëhen, një për një. Një për një të gjithëve dhe këta që janë në fshat, janë ata që janë më keq, sepse ata rrinë në çadër sot. Nuk e lënë dot tokën aty dhe janë në çadra. Atyre të parëve do t’u bëjmë shtëpi dhe ata do hyjnë të gjithë në shtëpi brenda vitit. Pastaj avash-avash të tjerët, se këto të qytetit duan projekte të mëdha se janë apartamente”.

Nuk munguan as batutat për kreun e opozitës.

“E hoqi Luli nga puna… Po s’e ka hequr Luli se Luli ka qenë në gjumë”.

Më herët Kryeministri Rama ka parë nga afër edhe mjediset e reja të rikonstruktuara të qendrës shëndetësore të Ndroqit, ku u njoh edhe me grupin e rinj të mjekëve të sapo punësuar nëpërmjet portalit.

Në vëmendje u soll edhe rinovimi i kartës së shëndetit online, që ka ndihmuar në marrjen më shpejt të shërbimeve bazë në këtë qendër, siç janë vizitat por edhe të testit të HPV, një nga programet më të rëndësishme në parandalimin e kancerit në qafën e mitrës.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi