Rama inspekton projektet për qendrën historike

Vizitën e tij në Vlorë, kreu i qeverisë Edi Rama e shfrytëzoi edhe për të inspektuar ecurinë e punime për disa nga projektet transformuese të qendrës historike të qytetit, siç është shndërimi i një prej godinave të vjetra në një muze kombëtar hebraik.

Rama u ndal edhe në projektin e kthimit të karabinasë së një prej godinave në zhvillim në një qendër inovacioni digjital për të rinjtë.

Kryeministri theksoi se synohet të krijohet një rrjet qendrash inovative në disa nga qytetet kryesore të vendit, të cilat do të aftësojnë të rinjë për të qenë gati për tregun global të punës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se pjesë e transformimit do jetë dhe shkallarja e Varrezave të Dëshmorëve dhe lidhja e tyre me sheshin e monumentit të pavarësisë, ndërsa nuk mungoi t’i kthejë përgjigje edhe akuzave politike.

Rama pa nga afër edhe ecurinë e zbatimit të projektit Lungomare 2, ku janë realizuar mbi 80% e punimeve dhe ku së shpejti përfundojnë edhe dy pishinat, ajo Olimpike e ajo për fëmijë. Ai theksoi se ky investim ka sjellë një zhvillim të madh edhe në zonën përreth.

Gjatë qendrimit të tij në Vlorë, Rama zhvilloi edhe një takim me një përfaqësi të qytetarëve italianë që jetojnë në këtë qytet, një pjeseë e të cilëve kanë vendosur të anëtarësohen në Partinë Socialiste.

Tv Klan