Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Në këtë qendër një shoqatë humanitare, përpiqet të ndihmojë fëmijët e rrugës. Këtu janë regjistruar 300 djem e vajza të varfër. Shumica e tyre nuk kanë shtëpi, nuk shkojnë në shkollë e nuk kanë për të ngrënë. Vetëm 60 prej tyre vijnë rregullisht, të tjerët kalojnë vetëm për një pjatë supë apo për një dush. Ndërkohë që në të gjithë kryeqytetin kanë mbetur vetëm dy qendra të tilla./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti