Policia e Tiranës ka zbuluar një qendër mesazhi në kryeqytet që ofronte shërbime seksuale ndaj klientëve. Aksioni i koduar “Rekrutimi” u finalizua pas hetimeve disa mujore të bluve të kryeqytetit. Në pranga ka rënë menaxheri i kësaj qendre, 27-vjeçari me iniciale R.F., banues në Tiranë.

Ai gjente dhe rekrutonte vajza përmes rrjeteve sociale me pretendimin se do t’i punësonte si masazhatore në këtë qendër dhe më pas i detyronte që t’u ofronin klientëve shërbime seksuale.

Bashkë me të u arrestua në flagrancë edhe një 30-vjeçar, i cili ishte klient në këtë qendër. Ndërsa 3 punonjëse të kësaj qendre masazhi janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të prostitucionit. Hetimet e policisë janë duke vijuar ende për të identifikuar dhe arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. /tvklan.al