Qendra historike e Vlorës merr një pamje të re

Posta

Qendra historike e Vlorës merr një pamje të re

15:41 13/10/2019

Rikonstruktohen 60 godina, me një fond 180 mln Lekë

20 objekte dhe struktura të shembura për t’i hapur rrugën rikostruktimit të 60 godinave mes të cilave dhe shtëpisë së Marigo Posio, e njohur si vajza që qëndisi flamurin e Pavarësisë, dhe rezultati është ky në qendrën historike të qytetit të Vlorës.

Rikualifikimi i kësaj zone është bërë i mbulur falë mbështetjes së Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe për të është shpenzuar një buxhet prej afro 180 milionë Lekësh. Kryeministri, i cili ishte në ceremoninë e inagurimit në krah të Majkell Granof, kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Fondit Shqiptaro-Amerikan, e vlerëson si një transformim që i ka tejkaluar dhe përfytyrimet e tij optimiste.

Por Kryeministri i cili thotë se gjatë qeverisjes së tij i ka dhënë me investimet e qeverisë një fytyrë të re Vlorës, flet dhe për projektet e pritshme në këtë qytet, që e cilëson si qendrën e gravitetit të gjitheë rajonit të jugut.

Në qendrën historike janë në proces restaurimesh dhe rikonstruktimesh dhe ish-Galeria e Arteve, dy muze, ai Etnografik dhe Historik si dhe kulla e sahatit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi