Qendra Kulturore e Fëmijëve në Librazhd është kthyer në zyra të Drejtorisë Arsimore. Objekti që shihni është quajtur ndryshe “Shtëpia e pionerit” e cila tashmë e ka humbur funksionin e saj që nga viti 1983 kur u zhvillua festivali i fëmijëve. Që nga kjo kohë funksionoi si drejtori arsimore. Vendimi për zënien e këtyre ambienteve nuk dihet se nga ka dalë.

Nga vjet dy dhoma kanë mbetur për argëtimin e fëmijëve në kurset e violinës, firzamonikës dhe valles ku mësojnë rreth 100 të tillë. Nëse sheh rreth e përqark, syri të zë hedhurina, kafshë pune e të tjerë. Drejtori i ri i qendrës kërkon të ndryshojë gjendjen. Ai i ka bërë kërkesë drejtorisë arsimore dhe bashkisë. Drejtuesit e arsimit pretendojnë për projekte, por deri tani asnjë përgjigje dhe ndërhyrje./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti