Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

A është në gjendje shqipëria të përballojë situatat emergjente? Qendra europiane për zhvillimet e sigurisë Xhorxh Marshall, për 5 ditë me radhë do të testoj dikasteret shqiptare sa të afta janë për të menaxhuar krizat. Kjo qendër do të asistojë gjithashtu për të përmirësuar strukturat që duhet të përballojnë situata të vështira si dhe të ndikojë përmirësimin e aftësive parandaluese në këto situata.

Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e qeverisë shqiptare kanë treguar projektin që mund të funksionojë në raste të tilla. Sipas këtij projekti në rastet emergjente do të shërbejnë programet paraprake të hartuara, strukturat e ngritura, kontributi vullnetar i punonjësve të specializuara etj.

Ky takim me rëndësi të veçantë duke patur parasysh situatat e tensionuara në rajon e sidomos gjendjen e acaruar në Malin e Zi./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego