Ndihmë financiare për fëmijët jetim amerikan ka ofruar qendra shqiptare për Kulturë Demokratike “Fan Noli” në sportelet e Tirana Bank është bërë transferta e parave nga llogaria e qendrës shqiptare në llogari të Kryqit të Kuq amerikan.

Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq amerikan ka theksuar:

“Ne kërkuam të gjenim një mesazh të përshatshëm për të transmetuar në këtë moment historik. Ne dëshironim të kujtonim çyshtje të kaluara të tashme dhe të ardhme që lidhen me ngjarjet e tmerrshme ët 11 Shtatorit. Ajo çfarë rezultoi është kjo kërkesë e thjeshtë. Që të gjithë ju si individë, si anëtarë familjesh, ndaluni për pak kohë për të kujtuar, për të mbështetur, për të përgatitur”.

Ndërsa Petrit Belliu drejtori i qendrës për Kulturë Demokratike “Fan Noli” deklaroi se llogaria e hapur që në 11 Dhjetor të vitit të kaluar ka tashmë një shumë simbolike, por ajo që është më e rëndësishme është solidariteti dhe ndihma që i ofron kjo shoqatë shqiptare fëmijëve të mbetur jetim në Amerikë nga tragjedia e 11 Shtatorit të kaluar./tvklan.al