Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” ishte e ftuar kryeredaktorja Gerta Zaimi për të folur në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

“Emigrantët që do vijnë në Shqipëri janë emigrantë që duhet të kapen në ujëra ndërkombëtare me anije italiane”, tha Zaimi.

Zaimi tha se pasi emigrantët të kapen në anije do ndërhyjë marina italiane që do të bëjë edhe përzgjedhjen e atyre që do të nisë në Shqipëri. Nuk lejohet që të vijnë emigrantët vulnerabël, pra familjet, fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe persona me probleme shëndetësore. Një tjetër faktor që do të shikohet është nëse vijnë nga vende të sigurta.

Pasi të përzgjidhen emigrantët e përshtatshëm për t’u sjellë në kamp në Shqipëri, atëherë fillimisht do të dërgohen në Shëngjin dhe më pas në Gjadër. Brenda 28 ditësh autoritetet italiane do të ndërtojnë një komision për ekzaminimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes humanitare. Aty do të shikohet nëse kualifikohen për mbrojtje humanitare apo si azilantë.

“Bëhet përpunimi paraprak nga vendet dhe vulnerabiliteti. Pasi zgjedh këto ti tani këta i sjell në Shqipëri. Kur i sjellin në Shqipëri i sjellin fillimisht në Shëngjin dhe pastaj në Gjadër sepse Shëngjini pa Gjadrin nuk funksionon dot. Qendra e vërtetë e qëndrimit tëq tyre do të jetë Gjadri. Shëngjini është ardhja, paraprita dhe pastaj do kalojnë në Gjadër. Në Gjadër sipas asaj që thotë protokolli këta brenda 28 ditëve autoritetet italiane do ndërtojnë atë komisionin për ekzaminimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes humanitare do shohin nëse këta janë persona që mund të kualifikohen si o mbrojtje humanitare, ose azilantë”, tha Zaimi./tvklan.al