Rama: Genc Fuga mbështet projektin e ri

Artisti i radhës i zgjedhur nga kryeministri nga ky komunitet, që është pro ndërtimit të teatrit, është aktori dhe regjisori Genc Fuga.

Fuga, në postimin e bërë publik nga kryeministrit, shkruan se është për një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, thotë ai, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri.

Fuga mbështet ndërtimin e një teatri me teknologjinë e fundit të magjisë, mungesa e së cilës, sipas tij, po limiton edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike.

“E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit aktualisht është një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat”, shkruan Fuga.

Tv Klan