Ministri i Energjitikës dhe Enti Rregullator i Energjisë kanë lejuar një kompani të huaj që operon në vendin tonë, të importojë energji për nevojat e saj në mënyrë private, duke shënuar kështu preçidentin e parë të liberalizimit të tregut të energjisë.

Drejtori i KESH-it, Andis Harasani, që ka bërë të ditur për publikun këtë fakt, deklaron se kjo nismë dëmton interesat e KESH-it si dhe importi i energjisë në mënyra private është i vështirë teknikisht dhe ligjërisht.

Andis Harasani: “Nxitimet në marrjen e disa vendimeve sjellërisht është përplasur me njëri-tjetrin pjesmarrës në treg, duke kundërvënë interesa që normalisht duhet të ishin të njëjtë. Shembulli më konkret ishte dhënia e statusit të klientit të kualifikuar të kompanisë  ‘Darfa Albania SHPK’, në një kohë që nuk ishte aplikuar statusi ligjor. Sipas ligjit, që ky konsumator mund të aplikonte, nëse strategjia jonë është të hapim ne tregun dhe pastaj të mendojmë për mundësitë teknike dhe masat që do të marrim, atëherë mendoj që do të dështojmë dhe jo vetëm kaq, diskutojmë futjen e sektorit në një kolaps dhe ai që do të mbajë koston më të madhe do të jetë konsumatori tarifor.”

Ministri i Energjitikës, Doda, deklaron se kjo formë e re e aplikuar është kundër monopoleve dhe krijon për bizneset mundësinë e blerjes së energjisë me çmim më të ulët.

Viktor Doda: “Ne mos trajnojmë herë pas here biznesin me tarifat dhe mos penalizojmë biznesin dhe në qoftë se në treg kur ne krijojmë infrastrukturën, ai gjen energji me çmime më të lira se sa i ofrojmë ne. Ne duam të heqim monopole, ne duam ta hapim tregun dhe sepse po ta penalizojmë kështu biznesin do na ndodhë që edhe kosto e produktit të këtij biznesi do të jetë shumë e lartë për shqiptarët.”

Drejtues të KESH-it shpjegojnë se nëse statusi i klientit të klasifikuar do t’u jepet disa bizneseve në vend, mund të rrezikohen dukshëm interesat financiare të KESH-it në shlyerjen e kredive, si dhe kostot shtesë mund të transmetojnë deri tek rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë./tvklan.al