“Pozitiv gjysmë hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton”.  

Është ky reagimi i Kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se opozita do të mbështesë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë, por pa prekur koalicionet parazgjedhore.

Në një postim në Twitter, duke u ndalur pikërisht tek kushti i opozitës, Rama shkruan: “Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!”/tvklan.al