“Qëndrimin në stol e bëjnë vetëm futbollistët e mëdhenj”, gazetarja vlerëson Myrto Uzunin


“Qëndrimin në stol e bëjnë vetëm futbollistët e mëdhenj”, gazetarja vlerëson Myrto Uzunin

19:52 20/11/2023

Në vazhdim të komentit të saj për djemtë e kombëtares në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Enkeleda Zeko ndan pak nga historia e Nedim Bajramit. Futbollisti ka refuzuar ofertën e Zvicrës për të qenë pjesë e ekipit shqiptar.

Sa i përket Seferit,  ajo e cilëson si një nga shtyllat e ardhshme të ekipit. Për Myrto Uzunin, të cilin e njeh që në fillesat e tij thotë se qëndrimi i tij në stol është një zgjedhje e futbollistëve të mëdhenj.

Enkeleda Zeko: Nedim Bajrami është lojtari që ka lënë Zvicrën për të luajtur me Shqipërinë. Është nga lojtarët që duhet të jemi mirënjohës. Është i jashtëzakonshëm.

Rudina Magjistari: E ka kërkuar edhe kombëtarja e Zvicrës.

Enkeleda Zeko: Patjetër. Është bërë një luftë e madhe, ka kaluar edhe në instancat më të larta të UEFA-s dhe FIFA-s çështja e tij derisa është zgjidhur që të vijë në kombëtaren tonë.

Taulant Seferi, ne krenohemi që e shikojmë Seferin, të paktën ne që merremi me futbollin këtu në Shqipëri. Është futbollist që deri vitin e kaluar ka luajtur te skuadra e Tiranës me skuadrën tonë. Menjëherë pas transferimit të tij jashtë Shqipërisë, ai gjeti një vend në kombëtare. Sylvinho i besoi menjëherë atij, u aktivizua, shëno gola dhe ka bërë një performancë të jashtëzakonshme. Seferi do të jetë një nga shtyllat e kombëtares tonë në të ardhmen.

Myrto Uzunin e njoh qëkur ka qenë i vogël fare. E kam patur në program në fillesat e tij me skuadrën e Beratit, më pas te Apollonia e Fierit. Është një djalë i jashtëzakonshëm, e vlerësoj shumë si njeri dhe si futbollist cilësor. Është një djalë që momentalisht po pranon që të qëndrojë në stol por këtë e bëjnë futbollistët e mëdhenj të rangut të tij. Ka një paraqitje të jashtëzakonshme në kampionatin spanjoll me skuadrën e Granadës, atje është i shkëlqyer dhe jashtëzakonisht mbresëlënës./tvklan.al










Të ngjashme