Dy ushtarët grekë  të arrestuar të enjten nga roja kufitare turke mbeten ende në burg, edhe pas dëshmisë së tyre përpara gjykatësit.

Ata thanë përpara autoriteteve turke se nuk kishin dijeni se kishin hyrë në territorin e Turqisë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Pas arrestimit të dy ushtarëve, në mediat turke u përhap lajmi se ata ishin agjentë spiunazhi, duke tensionuar më tej marrëdhëniet e brishta mes Athinës dhe Ankarasë, të përshkallëzuara pas incidentit në ishullin Imia.

Mirëpo Ministria e Jashmte greke njofton se ndaj dy ushtarakëve nuk rëndon akuza e spiunazhit, por thjesht po mbahen në burg deri qartësimin e ngjarjes.

Dy ushtarët grekë po patrullonin në kufirin mes dy vendeve, në një zonë të pyllëzuar, në Kastanian Evros, kur u arrestuan nga oficerët turq.

Situata të tilla janë të zakonshme në kufirin greko-turk dhe zgjidhen në nivele të ulëta, por sipas mediave në Athinë, ky rast po shfrytëzohet qëllimisht nga Ankaraja.

Tv Klan