Dëshirës për t’u përfshirë në emocionet e Evropianit nuk i shpëtojnë as kafshët

Qeni parashikues, i bërë i njohur në Kupën e Botës në vitin 2018, është rikthyer sërish dhe do të parashikojë sfidat më të rëndësishme të Euro 2020. Metoda është e thjeshtë, ai do të zgjedhë në bazë të ushqimit kombëtar

Për ndeshjen hapëse të EURO 2021 Turqi-Itali që do të luhet në Romë nuk janë vetëm njerëzit ata që bëjnë parashikime për rezultatin.

Qenushi i quajtur “Salçiçja psikike” ka bërë parashikimin për sfidën që do luhet në stadiumin “Olimpiko”.

Në vitin 2018, qenushi tërhoqi vëmendjen me parashikimet e bëra në Kupën e Botës. Tani është rikthyer sërish.

Parashikimi bëhet referuar ushqimit kombëtar të secilit ekip. Nëse qenushi zgjedh të njëjtin ushqim dy herë, atëherë ajo kombëtare fiton përpalljen. Nëse ai shkon herën e dytë të pjata tjetër, atëherë sfida do të dalë barazim.

Atij i janë vendosur përpara një pjatë me spageti bolonjez që përfaqëson “të kaltrit” dhe një pjatë me qebap qengji që përfaqëson Turqinë.

E vështirë ka qenë një parashikim i saktë, nisur nga cilësia e secilit ekip. Në fund, pasi analizoi dhe mendoi mirë e mirë, ai përcaktoi që sfida Itali-Turqi do të dalë në barazim.

Le të presim rezultatin tani!

Klan News