Qentë kanë qenë gjithmonë miku më i mirë i njeriut. Nuk do të jetë e ekzagjeruar të thuhet se ata na ecin pranë si në sëmundje ashtu edhe në shëndet.

Dëshmitë mjekësore sugjerojnë se qeni mund të nuhasë kancerin tek ne. Qentë kanë një nuhatje shumë të ndjeshme. Studimet dhe disa raste kanë treguar se kjo kafshë mund të zbulojnë shumë lloje kanceri në trup.

Ashtu si shumë sëmundje të tjera, kanceret lënë gjurmë specifike, ose shenja aromash në trupin dhe sekrecionet trupore të një personi. Studimet kanë treguar se qentë kanë një nuhatje të fortë dhe është zbuluar se nuhasin sëmundjen. Hulumtimet kanë treguar se me disa trajnime, qentë mund të ndihmojnë në zbulimin e këtyre aromave të kancerit dhe të paralajmërojnë njerëzit për praninë e sëmundjes.

Qeni i Lauren Gauthier nuhastë hundën e saj në mënyrë të përsëritur

Në vitin 2018, një grua e quajtur Lauren Gauthier ndau me mediat se si qeni i saj Victoria zbuloi kancerin e saj të lëkurës dhe i shpëtoi jetën. Gauthier ka treguar se si qeni i vogël vazhdonte të nuhaste gungën e vogël të kuqe që kishte krijuar në hundë. Gauthier u drejtua te dermatologu i saj. Pas një biopsie, ajo u diagnostikua me karcinomë të qelizave bazale, një formë e kancerit të lëkurës.

Qeni i pacientit  vazhdonte t’i lëpinte veshin

Ky rast studimi shkon prapa në vitin 2013 kur qeni i një burri 75-vjeçar kaukazian thuhet se lëpinte një plagë pas veshit të tij. Pacienti kishte një histori ekspozimi të konsiderueshëm në diell dhe kishte vuajtur nga ekzema në adoleshencë. Mjeku i bëri testet diagnostike dhe konfirmoi melanoma malinje.

Studimet gjatë dekadave të fundit kanë treguar se qentë e stërvitur mund të identifikojnë urinën e pacientëve me kancer të fshikëzës pothuajse tre herë më shpesh sesa do të pritej. Madje ata zbulojnë kancerin e mushkërive në mostrat e frymëmarrjes me saktësi të lartë. Ekzistojnë gjithashtu studime që treguan se qentë e stërvitur mund të zbulojnë gjithashtu kancerin ovarian nga mostrat e gjakut dhe kancerin e prostatës nga nuhatja e urinës së një personi. Në rastet e përmendura më sipër, këto kafshë shtëpiake nuk ishin të trajnuar për të zbuluar kancerin dhe e paralajmëruan pronarin në mënyrë më natyrale.

Mund të zbulojë kancerin me 97% saktësi

Një studim i paraqitur në Shoqatën Amerikane për Biokiminë dhe Biologjinë Molekulare gjatë takimit të Biologjisë Eksperimentale 2019,  tregoi se qentë mund të përdorin shqisën e tyre shumë të evoluar të nuhatjes për të zgjedhur mostrat e gjakut nga njerëzit me kancer me pothuajse 97 % saktësi.

Miku më i mirë i njeriut mund ta shpëtojë një njeri nga kanceri i prostatës

Një ekip urologësh dhe ekspertësh të tjerë në Spitalin John Hopkins kanë studiuar nuhatjen jashtëzakonisht të ndjeshme të një qeni si një mjet diagnostikues për kancerin e prostatës. Studiuesit i dhanë dy qenve të nuhasin mostrat e urinës nga burra të diagnostikuar me kancer të prostatës të shkallës së lartë dhe nga burra pa kancer. Rezultatet treguan se të dy qentë identifikuan pesë nga shtatë mostrat e urinës nga burrat me kancer me një shkallë saktësie prej 71.4 përqind. Disa studime kanë treguar gjithashtu se në një grup mostrash të urinës, qentë mund të dallojnë edhe kancerin agresiv të prostatës nga forma e tij e ndërmjetme.

Qentë mund të kenë receptorë të nuhatjes 10,000 herë më të saktë se qeniet njerëzore. Kjo i bën ata shumë të ndjeshëm ndaj aromave që ne nuk mund t’i perceptojmë. Nëse kafsha juaj fillon t’i kushtojë vëmendje një pjese të trupit, mund të jetë një shenjë se ju duhet të shkoni të bëni një kontroll tek mjeku. /tvklan.al