Ekspertët italianë po përdorin qentë për të kërkuar për të mbijetuar në një prej objekteve të shkatërruara tërësisht nga tërmeti në Durrës.

Sikurse duket në pamje, qeni po kërkon nëse poshtë këtyre gërmadhave mund të ketë persona të mbijetuar. Bëhet fjalë për banesën e familjes Lala, që përbëhet nga 6 anëtarë.

Ekipet italiane të emergjencave kanë pastruar zonën në këtë objekt të shembur dhe kanë gjetur shtratin e dhomës së gjumit, mbi të cilin është rrëzuar një kollonë mbajtëse e godinës.

Ekspertët nuk kanë mundur të konstatojnë asnjë person nga kjo familje, dhe për këtë arsye po përdorin qentë nuhatës për të gjetur për të mbijetuar.

Deri më tani, forcat italiane kanë përdorur për gjurmim tre lloje të ndryshme qensh në këtë objekt, por deri më tani përpjekjet nuk kanë rezultuar me sukses. /tvklan.al