Rrëfimi i trajnuesve për atë që ndodhi në Thumanë

Rol të rëndësishëm në ekipet e emergjencave, siç u pa edhe në operacionet e kërkim-shpëtimit për tërmetin e 26 Nëntorit kishin edhe qentë. Blerta Dalloshi Berisha sjell rastin e një qeni të Forcave të Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në këto operacione.

Ka 9 vjet që shërben në FSK. Kujtim Krasniqi është trajner i qenit Sadak, i cili njihet në mbarë opinionin shqiptar për sinjalizimin e viktimave nën rrënoja pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri. Ata qëndruan tri ditë radhazi në Thumanë.

Ndërsa këtu është vendqëndrimi i tij, derisa respektohen rregullat strikte. Afër tij është edhe Allë.

Në kazermën ushtarake në Pomozotin, Kujtimi kujdeset që çdo mëngjes ta dërgoj qenin Sadak në rrënojat e improvizuara për ushtrimet e tyre të përditshme.

Për qenin ka edhe ndëshkime dhe shpërblime.

Krasniqi për këtë punë që e bën fillimisht kishte përfunduar trajnimet në Turqi për tre muaj radhazi. Qeni Sadak është donacion nga shteti turk. Që nga Qershori i vitit 2015 kur ka ardhur në Kosovë Krasniqi merret ekskluzivisht me të. Krasniqi nuk shkon askund pa e pasur me vete edhe çantën e ndihmës së parë për qenin.

Ai bashkë me ushtarët e tjerë të FSK-së kanë pasur edhe trajnime të tjera të herë pas hershme në Kosovë.

Tv Klan