Qeni u jep një mësim të madh njerëzve

Qeni u jep një mësim të madh njerëzve

13:30 11/09/2019

“Zbatoni rregullat e qarkullimit”. Kjo është këshilla e policisë kineze për njerëzit, postuar me një video ku shfaqet një qen dhe një njeri.

Njeriu nuk respekton rregullat e qarkullimit duke mos kaluar në vijat e bardha në një rrethrrotullim dhe përplaset nga një makinë. Pak metra tutje ndodhet një qen, i cili respekton me përpikmëri rregullat. Pret të kalojë motoçikleta dhe më pas kalon në vijat e bardha.

 Ngjarja ka ndodhur në rajonin Jiangsu të Kinës dhe është regjistruar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë. Video është shpërndarë nga policia e qytetit Taicang, në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT